“20 vjet, qeveritarët mohuan krimet e Serbisë”

20 April 2019 15:39

Komisioni ad Hoc i formuar nga Kuvendit për krimet e luftës nga Serbia, sipas deputetëve të lëvizjes vetëvendosje Sami Kurteshi dhe Saranda Bogujevci është mashtrim.

Sipas tyre ende pa nisur punën ky komision krerët qeveritarë kanë filluar iniciativat për të kërkuar përgjegjësi për krimet e luftës duke tentuar të marrin meritat dhe se ky nuk është angazhim i tyre, por mashtrim, raporton TV Arta.

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, tha se që 20 vjet pushtetarët i kanë mohuar krimet e Serbisë nga mosveprimi i tyre në këtë drejtim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme