Video

Hyn në fuqi Kodi i ri Penal

Që nga dita e diela, ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal.

Me këtë rast, përmes një deklarate, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar qytetarët për masat e reja dhe ka ftuar ata që të respektojnë ligjin dhe normat sociale mbi të cilat funksionon shoqëria jonë, raporton TV Arta.

“Tani e tutje, fillon një epokë e re në drejtësinë që zbatohet në Republikën tonë, në të cilën qytetarët do të jenë më të mbrojtur nga ligji ndërsa kryerësit e veprave penale do të kenë përgjigje meritore për dëmin që i shkaktojnë rendit tonë shoqëror në të gjitha dimensionet e tij”, shkruan në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

“Abuzuesit me paratë e taksapaguesve tanë, të korruptuarit dhe ata që merren me krimin e organizuar, do të përballen me sanksione të ashpra që s’i kanë hasur asnjëherë më parë dhe nga të cilat s’do të mund të shpëtojnë dot”, thuhet tutje në komunikatë.