Krasniqi kthehet në vendin ku serbët e përdhunuan - kërkohet që 14 prilli të jetë dita e të dhunuarve në luftë

14 April 2019 19:08

20 vjet nga ngjarja e tmerrshme që i ndodhi, Vasfije Krasniqi-Goodman, e shoqëruar nga familja e saj, është kthyer të dielën në Vushtrri.

Më 14 prill 1999, ajo ishte vetëm 16-vjeçare kur forcat serbe e morën nga shtëpia dhe u dhunuan, raporton KTV.

Pas dy dekadave, ajo është kthyer nga SHBA-ja në vendin në të cilin thotë se iu shuan ëndrrat e fëmijërisë.

Familjarët e saj, me shumë vështirësi po mundohen ta përballojnë dhimbjen, e ende më të vështirë e kanë shkaku se nuk u dënua askush për krimin makabër.

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës, thotë se kjo vizitë është bërë me qëllim që të ketë një datë kur kujtohen rreth 20 mijë personat e dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Vasfije Krasniqi-Godman, është gruaja e parë që publikisht ka rrëfyer dhunimin që i është bërë nga serbët në luftën e fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme