Video

Kujtohen 86 viktimat e Polacit të Skënderajt, familjarët të zhgënjyer me neglizhencën e shtetit

Shpend Kerolli nga fshati Polac i Skënderajt, ishte vetëm 15-vjeçar kur u plagos nga forcat serbe.

Ai është i vetmi i mbijetuar në mesin e 10 personave të tjerë të vrarë më 7 prill të 1999-s, në një pjesë të fshatit, raporton KTV.

Ai rrëfen për herë të parë se si kishte arritur të shpëtonte nga ajo masakër.

Në Polac, gjatë vitit 1999, ishin vrarë 86 persona. Edhe pas 20 vjetëve, 6 banorë të këtij fshati vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Më shumë kujdes e mbikëqyrje nga institucionet, kanë kërkuar familjarët të cilët humbën të afërmit e tyre.

E, përfaqësuesi i fshatit, Isuf Hoti, në këtë 20-vjetor ka një kërkesë për udhëheqësit komunalë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pranishëm në këtë akademi, tha se dhimbja e familjeve të të vrarëve i përcjell kudo në vendimmarrje.