Video

GLPS-ja thotë se Platforma e Dialogut është e dështuar

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, nga analiza bërë dokumenteve shtetërore lidhur me dialogun me Serbinë, Kosovën e sheh në pozitë të palakmueshme që të ecë përpara me këtë proces.

Sipas Përparim Kryeziut, rezoluta për dialogun, e miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, si dhe projektligji për ekipin negociator dhe platforma, kanë të meta serioze, raporton KTV.

sipas Kryeziut, shkaku i paqartësisë dhe pasaktësisë, nuk siguron ruajtjen e kufijve aktualë dhe me ligj, ekipit negociator, pashmangshëm do t’i duhet të konsultohet me presidentin.

Shkaku i të metave të evidentuara në analizë, sipas tij, nuk duhet të finalizohet dialogu.

rekomandimet e bëra ka qenë formimi i një grupi joformal, me përfshirjen e të gjitha subjekte politike parlamentare, qëndrimet e të cilit do të prezantoheshin në dialog nga qeveria, për të përfunduar me marrëveshjen për pajtimin dhe njohjen e ndërsjellë.