Lipjani pezullon peticionin për mbylljen e lojërave të fatit

25 March 2019 19:38

Ndonëse i ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e peticionit për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit, komuna e Lipjanit është tërhequr nga një nismë e tillë.

Zyrtarët komunalë thonë se shkak për këtë është bërë vendimi i qeverisë së Kosovës, i cili parasheh mbylljen e këtyre lokaleve përmes shfuqizimit të ligjit ekzistues, raporton KTV.

Por, nëse një ligj i tillë nuk miratohet, zyrtarë komunalë tregojnë se do ta organizojë sërish peticionin.

Qytetarët e Lipjanit megjithatë, do ta nënshkruanin një peticion të tillë.

Ata thonë se janë kundër veprimtarisë së lojërave të fatit.

Iniciativa për peticion erdhi pas vrasjeve që ndodhën në Lipjan dhe në Suharekë, ku kjo e fundit kishte nisur peticion për të njëjtin qëllim.

Në Suharekë, janë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime të qytetarëve të cilat të martën pritet t’i dorëzohen Kuvendit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme