Sipas ish-komandantit të FSK-së, shërbimi i obligueshëm ushtarak shumë i kushtueshëm

23 March 2019 13:21

Vetëm pesë muaj pasi FSK-ja morri mandatin e ushtrisë po kërkohet që shërbimi ushtarak të bëhet i obligueshëm.

Sipas LDK-së ky shërbim duhet të jetë i obligueshëm sipas modelit të Zvicrës. Por ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati,deklaroi se ky proces është shumë i kushtueshëm, madje i ka quajtur këto deklarata më shumë politike se sa reale, raporton TV Arta.

Madje ish-komandanti i FSK-së thotë se edhe shumë shtete të NATO-s janë duke e hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ndërsa komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se janë duke hartuar një plan që gjenerat e reja të mësojnë njohuritë bazike të ushtrisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme