Video

Ankohet kryeministri, thotë se njerëzit e AAK-së u diskriminuan shumë vjet në punësim

Punësimet në baza partiake, për të cilat ka raportuar gjerësisht KTV-ja, kanë dominuar si temë pas mbledhjes së Qeverisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka amnistuar as veten nga faji kur është pyetur për tendencën e të rinjve për largim nga vendi.

Për njerëzit e partisë së tij, ai ka thënë se kanë qenë të diskriminuar në vazhdimësi nga punësimi në sektorin publik, derisa ka reaguar për ata që, sipas tij, e kanë krijuar gjendjen e tani po e kritikojnë Qeverinë.

Ai ka thënë se tani që janë në pushtet, nuk është të mirë të abuzohet me të, derisa ka përmendur zyrën e tij, si vend ku nuk bëhen punësime në baza partiake.

Haradinaj, tema të vjetra i ka quajtur ato për ndryshimin e kufijve dhe për taksën, duke shtuar se dy shteteve u duhet një proces më konkret në rrugën drejt BE-së.

Përndryshe, ndër temat e diskutuara në mbledhjen e Qeverisë, kanë qenë edhe aksidentet e trafikut, për çka, Haradinaj, ka kërkuar nga ministri i Brendshëm Ekrem Mustafa, hetim për shkaqet, si dhe raportim.