Video

Mrekullia

Në përgjithësi lindja e fëmijës, është një ngjarje unike që e shpalos mrekullinë dhe fuqinë e natyrës. Edhe pse në vete është një ngjarje fiziologjike, lindja e fëmijës është një nga aspektet më mahnitëse të mjekësisë që merret kryesisht me procese patofiziologjike.

• Mosha ideale për shtatzëni

• Mënyrat e mbarësimit

• Zbulimi i shtatzënisë dhe metodat e zbulimit

• Përcaktimi i datës së ngjizjes dhe zhvillimi i fetusit

• Zhvillimi i frytit - fazat

• Kontrolli i parë dhe kontrollet e domosdoshme

• Rreziqet për frytin gjatë shtatzënisë

• Aborti spontan

• Ndërprerja “e dhunshme” e shtatzënisë dhe baza ligjore

• Sindroma Down; Spina Bifida; Hidrocefalus, etj.

• Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë

• Antibiotikët. Infeksionet, e të ngjashme

• Të ushqyerit e nënës

• Lindja normale apo cezariane...

...dhe shumë tema të tjera të cilat duhen ditur dhe për të cilat do të donit të dinit më shumë, do të fliten e shpjegohen në serinë e episodeve të shkurtra nën përkujdesjen profesionale të dr. Arbërore Zymberi - gjinekologe-obstetër, që është njëkohësisht subspecialiste në mjekësinë fetale, magjistre e ultrazërit klinik si dhe bashkëpunëtore shkencore në Harris Birthright Research Centre, Kings College Hospital (Londër).