Video

Krejt çfarë ndodhi sot në gjykimin e Asim Cenajt në Pejë

Zyrtarit të prokurimit të Komunës së Deçanit, Asim Cenaj, i është lexuar aktakuza, me të cilën e ngarkon Prokuroria Themelore e Pejës, raporton KTV.

Cenaj akuzohet se në nëntor të vitit të kaluar kishte folur se si ende ka shqiptarë të pagjetur, në mesin e tyre edhe babai i tij, derisa në një rast tensionimi kishte thënë se serbët duhet të ballafaqohen më të gjitha familjet e të zhdukurve.

Pas kësaj, është deklaruar i pandehuri Cenaj, i cili ka thënë se nuk ndihet aspak fajtor. As kësaj here nuk mungoi mbështetja e qytetarëve për të.

Pas përfundimit të seancës, Cenaj tha se nëse do t’i jepej edhe njëherë mundësia, do t’i përsëriste të njëjtat fjalë, qoftë edhe në shtetin e Serbisë. Ai paralajmëroi se do të bëjë kërkesë që kjo aktakuzë të hidhet poshtë nga prokuroria.