Haradinaj thotë se do ta luftojnë hyrjen ilegale të mallrave

22 February 2019 19:19

Taksa ndaj mallrave serbe, e vendosur tre muaj më parë, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, mund të nxisë debat brenda koalicionit.

Sipas tij, vendimi për çështjen e taksës do të respektohet, sepse është vendim i Qeverisë, raporton KTV.

Këto deklarata, kryeministri Haradinaj i bëri pas një vizite në komunën e Mamushës, ku edhe u premtoi mbështetje qeveritare fermerëve të kësaj ane.

Duke folur për efektet e taksës, kryeministri Haradinaj ka thënë se ka ndikim pozitiv në ekonominë dhe prodhimtarinë e Kosovës.

Haradinaj kërkoi të parandalohet kontrabanda e mallrave me rritjen e kontrollit kufitar nga dogana, policia dhe inspektorati.

Ndryshe, edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka urdhëruar Inspektoratin e Tregut të MTI-së që, në bashkëpunim me Inspektoratet Komunale, të bëjnë inspektime intensive të tregut në Republikën e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme