Video

Protesta në Shqipëri do të vazhdojë pa ndërprerë, paralajmëron opozita

Me nga një fjalim të shkurtër, midis shumë qytetarëve, shumica e deputetëve opozitarë kanë djegur mandatin e tyre si deputetë të Parlamentit të Shqipërisë.

Ndryshe nga ajo që ndodhi të shtunën, këtë herë opozita protestoi e qetë para Parlamentit shqiptar.

Protesta do të vazhdojë pa ndërprerë, deri në largimin e qeverisë së krimit, tha Lulzim Basha.

Megjithatë, gjatë protestës, jo të gjithë deputetët e opozitës dorëzuan mandatet.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se të tillët do të përfundojnë në kazan të plehrave.

Protesta zgjati për tri orë, ndërsa krerë të opozitës thanë se ajo do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Në mbyllje të protestës, kreu i PD-së u pa i emocionuar, duke kënduar himnin kombëtar.