Komandant Baca flet për KTV-në pas intervistimit nga Specialja

20 February 2019 19:10

Për më shumë se shtatë orë, është marrë në pyetje të mërkurën Isuf Gashi, ish-pjesëtar i UÇK-së në Zonën e Rahovecit.

Gashi, i njohur me nofkën “Baca”, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Por, ai ka thënë se hetuesve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar ua ka ofruar dëshminë e tij për luftën e pastër të UÇK-së dhe arsyet se përse ishte themeluar ajo.

Gashi, i cili ishte themelues i Shtabit Rajonal në Drenoc të Rahovecit, hetuesve u ka ofruar dëshmi deri në kohën kur ai ishte plagosur.

73-vjeçari tha se ky intervistim nuk ishte fare i lehtë për të.

Intervistimi i Gashit pritet të vazhdojë edhe të enjten.

Në vitin 2005, Isuf Gashi ishte akuzuar për krime të luftës nga Gjykata e UNMIK-ut, por ai ishte shpallur i pafajshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme