Video

Policia nuk e di se kush ishte cak i sulmit me bombë në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e së hënës në veri të Mitrovicës.

Një granatë dore M75 e modifikuar është hedhur këtë mëngjes në afërsi të një lokali përkatësisht fitnesit në veri të Mitrovicës i cili është në pronësi të dy vëllezërve njëri prej të cilëve është pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Përveç dëmeve materiale në lokal dhe në një veturë që gjendej afër të lënduar nga ka pasur nga ky shpërthim, raporton KTV.

Por, në Policinë e Kosovës kanë thënë se ende nuk e dinë nëse cak i këtij sulmi ka qenë ky pjesëtar i Policisë, që është i komunitetit boshnjak.

Derisa njësitet e policisë kanë arritur të identifikojnë llojin e granatës, për policinë mbeten të panjohur kryesit e këtij sulmi.

E për ta pasur më të lehtë identifikimin e sulmuesve, Prokuroria Themelore në Mitrovicës pritet të marrë xhirimet e kamerave të lokalit.

Ndonëse kishte pak orë që kishte ndodhur shpërthimi, lokali të hënën gjatë ditës ka punuar si zakonisht.

Por, punëtorët kanë thënë se nuk mund të flasin, pasi që nuk i dinë detajet.

“Unë jam punëtor këtu, pronari nuk gjendet këtu. Nuk mund t’ju themi asgjë, pasi që nuk dimë çka ka ndodhur”, thotë njëri nga punëtorët.

Ky nuk është sulmi i parë, që për cak kishte policët nga komunitetet që janë pjesë e Policisë së Kosovës, e që shpesh është konsideruar si frikësim ndaj tyre.

Por, zëvendëskomandanti i Policisë në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti ka thënë se dy vjetët e fundit, ka rënë dukshëm numri i sulmeve ndaj pjesëtarëve të Policisë në këtë pjesë të Kosovës.