Video

Ish-kardinali famëkeq, Theodore McCarrick, përjashtohet nga shërbimi kishtar

Ish-kardinali famëkeq amerikan, Theodore McCarrick, është përjashtuar nga shërbimi kishtar, pas akuzave kundër tij, përfshirë abuzimin seksual të të miturve, kanë bërë të ditur autoritetet në Vatikan.

Në korrik të vitit të kaluar, McCarrick u bë prifti i parë katolik në gati 100 vjet, që humb titullin e kardinalit. 88-vjeçari është bërë figura më e lartë e Vatikanit që përjashtohet nga priftëria në kohët moderne, transmeton KTV.

McCarrick e kishte apeluar vendimin, por u konfirmua edhe nga Papa Françesku se asnjë apel i mëtejshëm nuk do të lejohet. McCarrick është përgjigjur publikisht vetëm për një nga akuzat, duke thënë se ai nuk ka “asnjë kujtim” të ndonjë rasti të dyshuar të abuzimit seksual të një 16-vjeçari, më shumë se 50 vjet më parë.

Pretendimet kundër McCarrickut datojnë disa dekada më parë, në kohën kur ai po ngjitej në krye të kishës amerikane.