Video

Kryeministri spanjoll e zyrtarizon 28 prillin si datë për zgjedhjet

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka deklaruar se vendi i tij do të shkojë në zgjedhje në muajin prill.

Kësisoj, spanjollët me të drejtë vote do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të caktuara për 28 prill, transmeton KTV.

Vendimi për zgjedhje të parakohshme është marrë të hënën gjatë takimit të jashtëzakonshëm të kabinetit qeveritar.

Përndryshe, zgjedhjet e parakohshme do të mbahen para zgjedhjeve komunale, rajonale dhe atyre të Parlamentit Evropian, më 26 maj.