Për gjuajtje me armë, Lushtaku, Shala e Gashi ballafaqohen me prova të reja

11 shkurt 2019 19:09

Duke pyetur se “çfarë krimi paskemi kry tash”, ka hyrë në gjykatë këtë të hënë Sami Lushtaku, njëri nga të akuzuarit në rastin e gjuajtjes me armë në odën e Fatmir Limajt.

Lushtaku pasi është ulur në gjykatore, ka vazhduar të merret me mediat duke iu referuar atyre që t’i xhirojnë kolegët e tij dhe jo atë.

"Xhironi kta se unë jom msu tash mo ...."

or, në këtë seancë fillestare, prokurori Ismet Tufaj ka ofruar prova të reja.

Ai ka paraqitur ekspertizën bërë armëve me gaz, të cilat kanë rezultuar se mund të përdoren edhe si armë të vërteta.

Por, kjo provë e re ka bërë që avokatët të kërkojnë shtyrje të seancës.

Seanca është shtyrë për fund të muajit shkurt.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pas raportimit të KTV-së se ata ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt.

Aktakuzës më pas i ishin shtuar edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Festa në odën e Limajt u mbajt pasi ky dhe disa persona të tjerë u liruan nga akuzat për korrupsion në rastin e MTPT-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme