Video

Konjufca mezi pret të ballafaqohet me Molliqajn në Gjykatë, ky i kërkon debat televiziv

Ishin bashkuar në atë që e quanin kauzë për të kundërshtuar vendimet e këqija për Kosovën, por edhe për bashkimin me Shqipërinë.

Dhjetëra herë dolën në konferenca të përbashkëta, protestuan në rrugë, e madje bashkë edhe u akuzuan për vepra të ndryshme që lidheshin me aktivitetin e tyre.

Por, rrugët e Glauk Konjufcës dhe Dardan Molliqajt janë ndarë përfundimisht kohë më parë, derisa shumë shpejt mund të ballafaqohen si palë kundërshtare në gjykatore.

Kjo pasi deputetit i Vetëvendosjes, Konjufca, e ka paditur për shpifje kolegun e tij nga PSD-ja, Dardan Molliqaj.

Konjufca e ka paditur Molliqajn për shpifje për deklaratat e këtij të fundit se kinse shefi i deputetëve të VV-së, ka qenë punëtor i SHIK-ut.

Padia është bërë për deklaratat e Molliqajt në media, meqenëse për ato në Kuvend, e mbron imuniteti.

Ndërsa, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, i është kundërpërgjigjur Konjufcës duke e ftuar atë për ballafaqim në një debat televiziv.