Video

Disa mësues s’janë të kënaqur me marrëveshjen e arritur për rritje pagash

Përkundër marrëveshjes së arritur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për ndërprerjen e grevës, disa mësimdhënës nuk janë të kënaqur me ngritjen e koeficientit.

Ata thonë se po e ndërpresin grevën vetëm që fëmijët të mos humbin më shumë mësim, pasi, sipas tyre, ata kanë kërkuar 30% ngritje të pagës, raporton KTV.

Besnik Muçolli nga Sindikata e shkollës “Xhemail Mustafa” në kryeqytet, thotë se ata kanë kërkuar që të gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve të kenë pagë të njëjtë, pasi kanë shkollim të barabartë.

Ndërprerja e grevës 3-javore erdhi pas marrëveshjes me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.