Video

Shërbyesit civilë lokalë e qendrorë nisin grevën, kërkojnë rritje pagash

Asnjë shërbim nga ora 09:00 deri në 10:00 nuk kanë mundur ta marrin qytetarët e Prishtinës të hënën në komunë.

Kjo shkaku se të gjithë shërbyesit civil kanë mbajtur një orë grevë në shenjë pakënaqësie me projektligjin për pagat, raporton KTV.

Ata po kërkojnë që koeficienti i pagës së tyre të rritet për 40 për qind.

Gashi, ka paralajmëruar se të martën do të shqyrtojnë mundësinë e grevës tërë ditore por për këtë do të vendos këshilli grevist.

Ky këshill, ka mbajtur disa takime me zyrtarë qeveritarë por ato nuk kanë rezultuar me plotësim të kërkesës së tyre për rritje të koeficientit.

Shërbyesit civil në Prishtinë thonë se puna e tyre nuk mund të krahasohet me komunat tjera.

Nga e marta në grevë pritet të hyjnë edhe shërbyesit e tjerë civil në komuna të Kosovës por edhe ata të nivelit qendror me kërkesën e njëjtë për rritje të koeficientit, rrjedhimisht rritje të pagës.

Kryesindikalistët thonë se grevën e pezullojnë vetëm nëse Komisioni parlamentar për Administratë publike reflekton ndaj dy kërkesave të tyre, asaj për rritje të koeficientit dhe njohjes së statusit të ish-shërbyesve civil të larguar nga puna dhunshëm gjatë viteve të 90-ta.