Video

Punëtorët e larguar të KEDS-it protestojnë për mosrespektimin e vendimit të gjykatës për kthim në punë

Një tjetër kallëzim penal e kanë dorëzuar në Prokurori, ish-punëtorët e KEDS-it, që u larguan nga puna pas privatizimit.

Ata kanë protestuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke thënë se KEDS-i është duke sfiduar sistemin e drejtësisë sepse nuk po i kthen ata në punë, edhe pse ekziston vendim i gjykatës në favor të tyre.

Mbrojtësit e punëtorëve janë shprehur optimistë që Prokuroria Themelore do ta trajtojë këtë kallëzim penal dhe shpejt do të marrë vendim për këtë.

Por, ish- punëtorët e KEDS-it ndjehen të zhgënjyer që KEDS-i nuk po i respekton vendimet e gjykatës që tashmë janë në fuqi.

93 punëtorë të larguar nga kompania KEDS, kanë paralajmëruar edhe protesta tjera, deri në kthimin në vendet e tyre të punës.