Gjermania nuk lejon hapësirën e saj ajrore për kompaninë nga Irani

22 January 2019 23:48

Gjermania ia ka ndaluar fluturimin në hapësirën e saj ajrore kompanisë Mahan Air, me bazë në Teheran, transmeton KTV.

Një gjë e tillë, është bërë pas presionit të SHBA-së, pasi kjo e fundit pretendon se kompania ka transportuar pajisje ushtarake dhe personel në drejtim të Sirisë dhe vatrave të tjera të luftës në Lindjen e Mesme.

Për kompaninë në fjalë, SHBA-ja ka vendosur këto masa që në vitin 2011, pas dyshimeve se kishte financuar dhe kishte ofruar ndihmë për Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme