Video

Gjykata në Moskë nuk e liron amerikanin e dyshuar për agjent

Një gjykatë në Moskë ka vendosur ta mbajë në paraburgim marinsin amerikan, Paul Whelan. Ai u arrestua në fund të 2018-s në Rusi nën dyshimet se është agjent sekret dhe ka qenë duke spiunuar shërbimin sekret të Rusisë, transmeton KTV.

Whelan, që ka pasaportë amerikane, kanadeze dhe irlandeze, u arrestua në dhomën e tij derisa autoritetet ruse të sigurisë pretendojnë se atij në një hotel në Moskë iu dorëzua lista me të gjithë punëtorët e agjencisë shtetërore ruse të Inteligjencës.

Por, Whelan dhe avokati i tij kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se ai nuk ka qenë i informuar se po merr informacione sekrete nga personi që ia dorëzoi listën.

Sipas tyre, në fakt, lista përmban më shumë informacione kulturore se sekrete.