Video

Kandidatët që s’u pranuan gardianë në protestë thonë se procesi u manipulua

Gjashtë kandidatët për oficerë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë, të fshatit Gërdoc të komunës së Podujevës, janë jashtë listave te pranimit.

Gjatë ditës së diel, ata kanë protestuar para burgut, duke shprehur pakënaqësitë dhe padrejtësitë që thonë se u janë bërë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Ata konsiderojnë se janë diskriminuar padrejtësisht, ani pse të gjitha kriteret e kërkuara i kanë plotësuar.

E, një tjetër banor i fshatit, u ka dalë në përkrahje protestuesve pasi që, siç shprehet ai, prej kur ka filluar ndërtimi i burgut, atyre u është premtuar se do të kenë përparësi në punësim.

Ndryshe, protestuesit kanë paralajmëruar se në rast se nuk merren masa për ta rishqyrtuar këtë konkurs, protesta e tyre e radhës do të jetë para Ministrisë së Drejtësisë.