Britanikët janë pesimistë për të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar, e cila në muajin mars largohet nga Bashkimin Europian, transmeton KTV.
Së fundmi, deputetët britanikë kundërshtuan me shumicë dërmuese marrëveshjen e Brexitit të kryeministres Theresa May. Kjo nënkupton se qeveria duhet të dalë me një plan tjetër që mund t’i bëjë të gjitha palët të kënaqura.
“Kjo është vetëm pjesa e parë e një të ardhmeje të padefinuar. Ne nuk kemi plan B dhe kjo është krizë në vete”, tha banori Simon Wilks. Sidoqoftë, qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar nuk janë të sigurt nëse May mund të ketë plan alternativ për t’i kënaqur të gjitha palët.
Disa analistë thanë se rezultati i së martës e bën të ardhmen e Brexitit edhe të më të pasigurt. Sipas tyre, Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në krizën më të madhe politike që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë ditës ka thënë se do të bënte gjithçka për të siguruar që Britania del nga Bashkimi Evropian me një marrëveshje.
-
19 janar 2019 20:51
-
Shpërndaje në: