Video

Muelleri mohon raportet se avokati i Trumpit u detyrua të gënjejë

Prokurori Special, Robert Mueller, ka kundërshtuar një raport të mediave amerikane, në të cilin theksohet se presidenti Trump i tha avokatit të tij Michael Cohen të gënjejë në Kongres, transmeton KTV.

Muelleri tha se raporti nga Buzzfeed News është i pasaktë. Sipas këtij mediumi, Coheni u kishte thënë hetuesve se Donald Trump e kishte udhëzuar atë të gënjejë rreth planeve për të ndërtuar një ndërtesë në Moskë.

Edhe vetë presidenti Trump e mohoi raportin, duke thënë se ish-avokati i tij kishte gënjyer për ta ulur dënimin. Politikanët demokratë kanë thënë se do t’i hetojnë akuzat.

Përndryshe, prokurori Mueller po heton ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe nëse shtabi i Trumpit kishte bashkëpunuar me Moskën.