Video

Gjithçka rreth grafitit-shishe që VV-ja po e konsideron kërcënim ndaj saj

Ky grafit i vendosur në Prishtinë është vlerësuar si kërcënim nga Lëvizja Vetëvendosje të premten.

Në të shihet shishja e njëjtë e mjaltës, e cila u tha se iu gjet në gojë Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me mbishkrimin në anglisht "unë nuk jam armë", raporton KTV.

Shkaku i saj, sipas raporteve të mjekëve pastaj nga asfiksia, vdiq Dehari në vitin 2016.

Sipas deputetit Aliu, me këtë grafit dikush po e pranon vrasjen e Deharit.

Ai ka shtuar se në prag të përpjekjeve për një marrëveshje me Serbinë, pushteti ka provuar që të dobësojë këtë parti në shumë forma.

Dhe se kjo siç thotë ai, mund të jetë një prej formave.

Ai u ka bërë thirrje organeve të hetuesisë dhe prokurorisë të merren seriozisht me këtë çështje.

Astrit Dehari, që po dyshohej për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, vdiq dy vjet më parë në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren e kishte cilësuar rastin si vetëvrasje, por këto rezultate nuk u njohën nga familja e Deharit, për çka kërkoi hetim nga një Institut në Zvicër.

Prokuroria ia ka dorëzuar dokumentacionin Institutit hetues në Zvicër, i cili ende nuk ka dalë me raport përfundimtar për rastin.