Video

Komandant Malisheva flet për rolin e Ali Ahmetit e nëse Haradinaj dinte diçka për “Grupin e Kumanovës”

Muhamet Krasniqi, pjesëtar i Grupit të Kumanovës, i dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoni, ka folur me telefon ekskluzivisht nga burgu i Idrizovës, për “Interaktiv” të KTV-së.

I njohuri si Komandant Malisheva, ka folur për kushtet në të cilat po qëndrojnë shqiptarë atje. Ka folur për tortura psikologjike.

Përtej kësaj, ai ka bërë një kronologji të gjithë ngjarje së majit të 2015-s, ku thotë se kishin rënë në kurth.

Ai thotë se ishin nisur me idealin e bashkimit kombëtar, e nuk pranon kurrsesi ta pranojë që trojet shqiptare në Maqedoni i përkasin kësaj të fundit.

Flet për bisedat me Ali Ahmetin në momentet e aksionit. Ka thënë se ai ka qenë në dijeni për gjithçka.

Kur është pyetur se çfarë kanë dashur nga aksioni, ai ka thënë se “minimumi federalizmin e Maqedonisë, maksimumi ndarja e pjesës shqiptare dhe bashkimin e saj me Shqipërinë”.