Studentë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë në protestë

06 dhjetor 2018 19:25

Protestë masive kanë zhvilluar studentët shqiptarë, përballë Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, në ditën e dytë të bojkotimit të mësimit.

Protesta kishte për qëllim anulimin e pikës 6 të vendimit të Këshillit të Ministrave për tarifë shtesë për provimet e mbartura, përgjysmimin e tarifës së studimeve e përmirësimin e kushteve në konvikte.

‘Jo kredi për kredite, jemi studentë, jo bankë. Jo zhvatje’, u shprehën studentët.

Studentë të shumtë kanë protestuar edhe në Durrës, Korçë e Elbasan.

Pas presionit studentor, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në konferencë për media, ka treguar se një nga pikat e kërkesave studentore, ajo për taksën shtesë për provime, do të hiqet.

Megjithëkëtë, studentët paralajmëruan se do të protestojnë deri në plotësimin edhe të kërkesave tjera.

Protesta masive e të rinjve shqiptarë nuk ka kaluar vetëm në vëmendjen e medieve të vendit dhe rajonit, por është pasqyruar edhe nga mediet e huaja të mëdha, si “New York Times”, e “Washington Post”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme