Video

Mesazhi i Hahnit

Mesazhe të ashpra ka dhënë në Prishtinë, komisionari për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn.

Ai ka thënë së është i zhgënjyer dhe i befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, raporton KTV.

Ka kërkuar që ky vendim të tërhiqet.

Hahn në këtë konferencë për media që ishte planifikuar të mbahej së bashku me kryeministrin Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të shtyhet deri më 2020.

Ai ka theksuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për lëvizje të lirë, por vendimi i takon shteteve anëtare në Këshillin e Ministrave.

Komisionari Hahn gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar fillimisht kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, presidentin Hashim Thaçi.

Në të gjitha këto takime, Hahn ka përsëritur kërkesën për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës.