Video

Nxënësit e Gjimnazit të Specializuar Matematikor sërish në protesta, paralajmërojnë bojkot

Bursa prej 50 eurosh në muaj dhe konvikt për banim, janë kërkesat e nxënësve të gjimnazit të specializuar matematikor.

Rreth 50 nxënës të këtij gjimnazi kanë protestuar para MASHT-it duke kërkuar që të përmbushen kërkesat e tyre, raporton KTV.

Kjo, meqë shumica e këtyre nxënësve udhëtojnë nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Ata kanë thënë se do të vazhdojnë me protesta dhe me bojkot të mësimit deri në plotësim të kushteve.

Këshilltar i Ministrisë, Fehmi Hysenaj, i ka pritur në takim disa përfaqësues të këtyre nxënësve, të cilëve edhe iu ka premtuar zgjidhje për kërkesat e tyre.

Ai ka shtuar se ditën e hënë mbahet mbledhja e bordit, ku edhe do të diskutohet për bursat e nxënësve.

Më 5 shtator të këtij viti, nxënësit e kësaj shkolle i kanë drejtuar një letër edhe ministrit Shyqiri Bytyqi për realizimin e këtyre kërkesave, por sipas tyre, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.