Momenti i përplasjes së Haradinajt me Halitin

18 tetor 2018 13:01

Ka nisur në Kuvendin e Kosovës diskutimi i tri projektligjeve që kanë të bëjnë me shndërrimin e FSK-së në ushtri. Këto ishin renditur si pika për diskutim të mëvonshëm, por me një mocion të LDK-së këto pika arritën të bëhen si pika të para për shqyrtim, raporton KTV.

Fillimisht mocioni i LDK-së nuk arriti t’i merrte 61 vota të nevojshme e këtu ndodhi një përplasje mes nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“A je në gjumë a çka a po e sheh që shumë deputetë janë pa kartela”, i ka thënë kryeministri Haradinaj, Xhavit Halitit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Halitit: “ A jam në gjumë a zgjuar është problem i imi. Kqyri punët tua. As kryeministri nuk ka nevojë me më tregu mua, unë nuk jam argat as i Qeverisë dhe askujt, unë jam kryesuesi këtu” ka thënë Haliti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme