Video

Vazhdon ikja e mjekëve dhe e studentëve të Mjekësisë

Ikja e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë do të vazhdojë edhe më tutje, raporton KTV.

Kjo situatë, sipas Federatës Sindikale të Kosovës, po shkaktohet nga pagat jo të mira të mjekëve në Kosovë.

Përkundër ndryshimeve të bëra në sektorin e shëndetësisë, kreu i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, gjatë një tryeze, ka thënë se aspekti i pagave për punëtorët shëndetësorë lë shumë për të dëshiruar.

Por ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, është i bindur se i vetmi mekanizëm që do t’i ndalonte këto ikje është paga e dinjitetshme.

E përkundër ankesave për pagat e mjekëve, Ismajli është i bindur se ka punuar për rritje të këtyre pagave.

E këtu u kërkua standardizim i pagesës së shtesave të mjekëve dhe kategorizim i veçantë për personelin shëndetësor.

Ndryshe, projektligji për pagat, ditë më parë, ka kaluar në qeveri dhe është proceduar në Kuvendin e Kosovës.