Aktivitete sensibilizuese për Ditën Ndërkombëtare “Pa Makina”

22 shtator 2018 19:21

Me aktivitete sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit është shënuar në Kosovë 22 Shtatori, Dita Ndërkombëtare “Pa Makina”, raporton KTV.

Ministria e Mjedisit ka përkrahur këtë aktivitet dhe premton përkrahje edhe të aktiviteteve të tjera që kanë për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, u prezantuan punime artistike të nxënësve dhe për t’u lehtësuar lëvizja e çiklistëve, u bllokuan disa rrugë të kryeqytetit për automjete.

Dita Ndërkombëtare “Pa Makina” vazhdoi me çiklistët e organizatës “Adventure Trips Kosovo”.

Ky aktivitet u mbajt në shenjë proteste, për një Prishtinë më të pastër e me më shumë hapësira të gjelbra.

Kërkesa kryesore e këtyre organizimeve ishte shtimi i hapësirave të gjelbra, mbrojtja e mjedisit dhe krijimi i shtigjeve për çiklistë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme