Video

Geci: Në vitin ’92 Lushtaku ia dha Thaçit një revole, ai as përpjetë nuk gjuajti

“Vetëm për t’i ikur Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi po mundohet që secilën viktimë, ta bëjë hero”.

Me këtë dhe një sërë akuzash të tjera për presidentin Thaçi, është paraqitur të premten në media ish-deputeti i Kuvendit nga LDD-ja, Gani Geci, në rivarrimin e dëshmorëve Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi.

Ai thotë se dëshmori Ahmet Krasniqi është vrarë tek pasi vrasjen e tij e ka dhënë si urdhër, presidenti aktual, Hashim Thaçi, natën e 21 shtatorit të 1998-s në Tiranë.

Me gjithë këto, Geci thotë se Thaçin do ta takojë së shpejti në Gjykatë Speciale, atje ku ky, siç vetëdeklarohet, do të jetë dëshmitar i parë kundër tij.

Geci, pjesë të krimeve të presidentit e bën edhe vëllanë e presidentit, Gani Thaçin, i cili sipas tij, ka financuar vrasjet. Madje, Geci thotë se cak i vrasjeve të tyre, ka qenë edhe vetë ai.

Trupi Gjykues i EULEX-it, më 3 qershor të vitit 2016, e dënoi Gani Gecin me katër vjet e gjashtë muaj burgim, për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Vetë Geci atë nuk e quante vrasje, por mbrojtje të nevojshme.