Nëna kërkon ndihmën e Policisë për të gjetur 14 vjeçen që ka ikur tash dy javë, për herë të katërt

21 shtator 2018 10:21

Leontina Kryeziu, një e mitur nga Gjilani, ka tash e dy javë që është larguar nga shtëpia ku jeton dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

E mitura ende nuk ka mbushur 14 vjet.

Nëna e saj ka raportuar rastin në Polici pas dy javësh, me pretekstin se ajo është larguar nga shtëpia edhe më parë.

Sipas saj, herët e tjera e mitura është gjetur në Prishtinë, në shoqëri të disa meshkujve po ashtu të komunitetit rom.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, ka thënë se kërkimet dhe hetimet kanë filluar.

Fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian mbeten më të margjinalizuarit dhe shpesh viktimë të trafikimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme