Video

Vetëvendosje proteston, pa LDK-në, kundër negociatave të Thaçit me Serbinë

Pa mbështetjen e LDK-së, Vetëvendosje do të protestojë më 29 shtator në Prishtinë, për ta kundërshtuar presidentin Hashim Thaçi që të negociojë me Serbinë për kufijtë, transmeton.

Duke i ftuar qytetarët dhe partitë politike që t’i bashkohen protestës, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se populli i Kosovës nuk do t’i nënshtrohet një njeriu si presidenti Thaçi. Kurti ka deklaruar se presidenti Thaçi po i mashtron qytetarët e Luginës, duke iu thënë se po i bashkon me Kosovën. Në politikën e jashtme ka thënë se Thaçi e ka zëvendësuar Gjermaninë me Rusinë.

Për refuzimin e LDK-së për t’iu bashkuar kësaj proteste, Kurti ka thënë se te LDK-ja ka parë më shumë interesim për protestë sesa gatishmëri për të protestuar.