Video

Detajet e Policisë për vrasjen e mbrëmshme në Pejë

Policia rajonale Pejës, përmes një kumtese, sot ka dhënë detajet rreth vrasje së mbrëmshme të një 29 vjeçari në Pejë, transmeton Koha.net.

Në këtë kumtesë thuhet:

Me datën 16 shtator 2018 rreth orës 21:20, Policia e Kosovës është njoftuar se në rr. “Qerim Muriqi” në Pejë është një person pa shenja jete.

Policia i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe me të arritur është hasur në viktimën V. S. (1989) i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.