Video

Kronikë e KTV-së nga aksioni për pastrimin e Kosovës

Aksion masiv ka qenë ai i së shtunës ku qindra qytetarë, zyrtarë institucionalë e ndërkombëtarë i janë përgjigjur aksionit për pastrimin e Kosovës që është organizuar në të gjitha komunat e vendit.

Aksioni nisi në deponinë më të madhe në Prishtinë, e cila do të bëhet park për fëmijët, raporton KTV.

Përveç ftesës që të bëhen pjesë e këtij aksioni, zyrtarët institucionalë kanë lutur qytetarët që të jenë më të kujdesshëm.

Kryeministri Haradinaj tha se tash e tutje do të gjobiten të gjithë ata që ndotin ambientin. Gjithashtu, ai premtoi që shumë shpejt do të gjejnë një zgjidhje edhe për deponitë ilegale.

Edhe stafi mjekësor e menaxherial kanë pastruar Qendrën Klinike Universitare te Kosovës. Atyre u është bashkuar edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Përveç këtyre, edhe shumë kompani private janë bërë pjesë e këtij aksioni.

Ky aksion është organizuar në kuadër të Ditës Botërore për Pastrimin e Mjedisit dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor.