Artistët me nëntë ditë grevë, miratohet rritja e pagave për 50 përqind

13 shtator 2018 23:11

Një rregullore e miratuar nga qeveria që u jep zgjidhje pagave të ulëta të artistëve ka bërë që shoqatat sindikale të Teatrit, Filarmonisë, Operës dhe Ansamblit “Shota” të ndërpresin grevën nëntëditore.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, në një konferencë të përbashkët për media me përfaqësuesit e shoqatave sindikale, ka thënë se miratimi i kësaj rregulloreje u jep zgjidhje të dinjitetshme artistëve, transmeton KTV.

Besnik Krasniqi, nga Ansambli “Shota”, i ka bërë thirrje komunitetit artistik që nga e premtja të dalin në punë.

Ardian Morina, nga Teatri Kombëtar, ka thënë se greva për ta ka qenë zgjidhja e fundit.

Sipas ministrit Gashi, pagat me rritje do t’iu dalin aktorëve nga 1 nëntori. Ndërsa në mënyrë retroaktive, pagat me rritje do t’iu dalin nga qershori i këtij viti e jo nga janari, për arsye të buxhetit jo të madh të kësaj ministrie.

Këta gjashtë muaj pagesë për ta do t’i kushtojë MKRS-së 350 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme