Gjithçka që ndodhi në protestën e sotme nga banorët e Mramorit

15 korrik 2018 17:02

Ka pasur përleshje ndërmjet protestuesve dhe Policisë së Kosovës gjatë një proteste të banorëve të fshatit Mramor të komunës së Prishtinës, raporton KTV.

Ata e kanë bllokuar rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, siç thonë ata, për shkak të papërgjegjësisë së Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit.

Banorët, gjithashtu, thonë se gjatë punimeve janë lënë edhe gropa të mëdha. Rruga ka qenë planifikuar të përfundojë për 169 ditë punë.

Argjend Zejnaj, shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj ka dalë në vendin e ngjarjes dhe u ka premtuar banorëve se nga e hëna do të marrin masa për të parë se pse kanë ngecur punimet deri tani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme