Video

Qeveria e Kosovës shpejt mund të gjendet para një mocioni mosbesimi

Qeveria e Kosovës shpejt mund të gjendet para një mocioni mosbesimi, që pritet të iniciohet nga partia e Fatmir Limajt.

Ish-zyrtari i lartë i PDK-së, tash lider i Nismës, një ditë më herët propozoi nisjen parlamentare për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Ai i ka ftuar të gjitha grupet parlamentare opozitare në Kosovë që ta ndërmarrin bashkë këtë iniciativë dhe me këtë t’u mundësohet të gjithë deputetëve të parlamentit që të shprehen përmes votës për mocionin e mosbesimit.

Nisma në këtë iniciativë mbështetet edhe nga lëvizja Vetëvendosje. Deputeti Rexhep Selimi, thotë se sikur të varej nga Vetëvendosje, AAK e Nisma, kjo çështje do të bëhej qëmoti.

Ai shpreson që lideri i Nismës t’i ketë bërë kalkulimet mirë. jo iniciativë mbështetje do të ketë edhe nga deputetë të PDK-së. Por, kjo duket të mos i ketë bërë përshtypje vetë kreut të Qeverisë.

Ai ka thënë se punë e opozitës është të kërkojnë mocion mosbesimi e zgjedhje.