Kosova po e humb momentin për arritje të marrëveshjes me Serbinë, thotë Thaçi

11 korrik 2018 22:47

I shqetësuar ka thënë të jetë presidenti Hashim Thaçi se Kosova po rrezikon të humbasë momentin vendimtar të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, raporton KTV .

Ai ka theksuar se kjo po rrezikohet nga politikat populiste që kanë qëllime elektorale. Ani pse i padëshiruar nga opozita për ta udhëhequr dialogun me Serbinë, presidenti i vendit ka thënë se askush nuk mund ta udhëheqë dialogun i vetëm, e as të vërë veto apo ta bllokojë procesin për të ecur përpara.

Ndërsa ka bërë thirrje për një bashkim politik, ai ka theksuar se të gjithë liderët politikë duhet të marrin përgjegjësi në këtë proces të rëndësishëm dhe në të njëjtën kohë t’i ndajnë meritat.

Ai ka marrë pjesë në nisjen e korrje-shirjes në komunën e Ferizajt, nga ku ka folur edhe për takimin qe ka pasur më kryeministrin rus gjatë inaugurimit të presidentit turk.

Presidenti ka ripërsëritur se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza gjatë 2018-s, pasi, siç është shprehur ai, lajme të mira do të vijnë këto ditë nga BE-ja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme