Video

Thaçi flet për mediat turke për “Gylenistët”

Duke folur në një intervistë për agjencinë shtetërore turke të lajmeve, Anadolu, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se është i interesuar të thellojë bashkëpunimin në këtë vend edhe në fushën e mbrojtjes.

Këtë koment e bëri derisa u përgjigj rreth mundësisë së mbështetjes për Turqinë pas aksionit të deportimit të 6 shtetasve turq në mars.

Hashim Thaçi foli me Anadolun, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan. Thaçi ka thënë se pjesëmarrja në këtë ceremoni ishte konfirmim i marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Presidenti Erdogan u inaugurua të hënën, derisa merr postin nën sistemin e ri presidencial të vendit.

Kështu, posti i kryeministrit nuk do të ekzistojë më derisa ai i presidentit merr akoma më shumë kompetenca. Në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit, që u mbajt të hënën, pati rreth 22 liderë.