Thaçi për bisedimet: Nëse nuk arrihet një marrëveshje, të dy vendet do të jenë humbëse

24 qershor 2018 19:05

Në Bruksel ka nisur takimi i parë në kuadër të fazës finale të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi mes dy presidentëve dhe përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, raporton KTV.

Mogherini si zakonisht para takimit të përbashkët ka takuar ndarazi presidentin Hashim Thaçi dhe homologun e tij, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti kosovar e ka quajtur proces të vështirë por të domosdoshëm për arritjen e paqes dhe marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.

Thaçi ka thënë se nëse nuk arrihet një marrëveshje, të dy vendet do të jenë humbëse.

Ndërkohë, opozita vazhdimisht ka kundërshtuar që Thaçi të udhëheqë dialogun me Serbinë, duke konsideruar se ai nuk ka mandat nga Kuvendi i Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme