“Serbia më e prekura nga depopullimi në rajon”

21 qershor 2018 20:50

Profesori i ekonomisë dhe demografisë, Rifat Blaku, në Rubikon të KTV-së ka thënë se depopullimi ka prekur Evropën, e sidomos popujt sllavë.

Sipas tij, Serbia është në gjendje të tmerrshme me depopullim.

“Popujt që janë të prekur nga depopullimi shpenzojnë shumë për politikën e tyre stimulative. Ka prek Evropën, popujt sllav sidomos, pastaj Gjermaninë. Këtu në rajon, Serbia është tmerrësisht e prekur, madje ka komuna që moti demografikisht kanë vdekur, Serbia Lindore. Nga 220 komuna të ish-shtetit shumica janë në depopullim dhe është një gjendje tmerrësisht trishtuese”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme