Via Balcanica

Kosovë: Perspektiva e të rinjve

Të përshkosh rrugët e kryeqytetit, është mundësia më e mirë për të ndjerë gjallërinë që i ofron rinia kosovare shtetit të vet.

Kjo e fundit, njëherësh, përbën përqindjen më të madhe të popullsisë në Kosovë.

Me sfida e kërkesa të shumta përballen vazhdimisht të rinjtë e Kosovës, por optimizmi i nxit ata të hulumtojnë brendësinë e tyre për t’u aktivizuar në fusha të ndryshme në përditshmëri.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë të vitit 2020 tregojne se të rinjtë janë më së paku të punësuar më saktësisht 46.4 për qind. Rrjedhimisht, janë popullsia më e prirur për tu larguar nga Kosova në mënyrë të ligjshme e të paligjshme.

Perspektiva është ngushtuar, si pasojë e tkurrjes ekonomike pandemike. Në muajin prill, sipas të dhënave zyrtare, numri i punekëkuesve është 40-fishuar në raport me marsin. Thyerje të tilla ekonomike janë më të mëdhatë te gratë e vajzat—mbi 70 për qind të papuna. Sidoqoftë, kreativiteti e puna e të rejave kosovare shpesh është goxha premtuese.

Si 18-vjeçare, Leana Kërveshi i ka bërë bashkë dy profesione.

Psikologjia e muzika, është dyzimi i fushave më i gjeturi për të, siç shprehet studentja prishtinase.

Leana Kërveshi është autodidakte në mësimin e kitarës e zhvillimin vokalistik.

Ndërsa si tekst-shkruese e këngëve të saja, ajo po e synon tregun muzikor si një producente.

Parku i kryeqytetit, i është bërë hapësira më e dashur studentes së arkitekturës, Ertugela Tredhaku.

E reja nga Malisheva rrëfen si erdhi tek përzgjedhja e një drejtimi të tillë, teksa nuk fshehë sfidat nëpër të cilat po kalon si studente.

Shumica e të rinjve kosovarë, përfundojnë studimet në drejtimet përkatëse, ani pse me dilemën nëse do të arrijnë të punësohen.

Megjithatë, një pjesë e tyre, orientohen edhe kah fusha e artit, e që prirjet e tyre, pos studimeve i shfaqin duke krijuar edhe gjatë kohës së lirë. Një grimcë shprese që ekziston, përkundër rrethanave.