OpEd

S’ka rrjet zero pa natyrën

Bota do ta shohë nëse premtimet e fundit për veprim për mbrojtjen e klimës janë të fuqishme dhe të besueshme. Duke investuar në natyrë tani, qeveritë dhe kompanitë mund të tregojnë se po ofrojnë më shumë se fjalë

Bizneset, investitorët dhe qeveritë të cilat janë serioze për përmbushjen e premtimeve për emetimet e rrjetit zero para vitit 2050 duhet të nxitojnë të mbrojnë, ruajnë dhe rigjenerojmë burimet natyrore dhe ekosistemet që mbështesin rritjen tonë ekonomike, sigurinë ushqimore, shëndetin dhe klimën. Megjithatë, duket se ka shumë pak pionierë.

Akoma më keq, koha po na shkon. Shkenca po e bën të qartë se për t’i shmangur efektet më katastrofike të ndryshimeve klimatike dhe për të ndërtuar rezistencë ndaj efekteve që tashmë janë të pashmangshme duhet t’i japim fund humbjes së biodiversitetit përpara vitit 2030. Kjo do të thotë të vendosim ruajtje të qëndrueshme për të paktën 30% të zonave tokësore dhe detare brenda tetë vjetëve, dhe më pas duke hartuar një kurs drejt të jetuarit në harmoni me natyrën deri në vitin 2050.

Megjithëse sfida është shumë e madhe, injorimi i saj nuk ka kuptim nga perspektiva e biznesit. Një studim i Forumit Ekonomik Botëror ka vlerësuar se politikat pozitive ndaj natyrës “mund të gjenerojnë rreth 10 trilionë dollarë në vlerë të re vjetore të biznesit dhe të krijojnë 395 milionë vende pune deri në vitin 2030”. Ndër të tjera, politika të tilla do të përdorin teknologji të saktësisë bujqësore për t’i përmirësuar rendimentet e të korrave – duke diversifikuar dietat me më shumë fruta dhe perime në proces – dhe për të nxitur restaurimin e agropylltarisë e të tokave.

Qasja pozitive ndaj natyrës mund të jetë gjithashtu me kosto-efektive. Për shembull, Rishikimi Dasguputa (Rishikimi Përfundimtar i Rishikimit të Pavarur të Britanisë së Madhe mbi Ekonominë e Biodiversitetit) zbulon se infrastruktura e gjelbër, sikurse kënetat e kripura janë 2-5 herë më të lira se infrastruktura gri.

Megjithëkëtë, veprimi i sektorit privat po ngec, përfshirë sektorët ekonomikë ku shëndeti i zinxhirëve të vlerës është i lidhur ngushtë me atë të natyrës. Kjo është një gjetje kryesore nga një analizë e sapopublikuar nga kampionët e nivelit të lartë të OKB-së për ndryshimet klimatike, Global Canopy, Rainforest Alliance e të tjerë.

Një nga 148 kompanitë kryesore të vlerësuara, vetëm nëntë – ose 6% - po bëjnë përparim të madh për t’i dhënë fund shpyllëzimit. Midis tyre janë prodhuesi brazilian i letrës dhe pambukut Suzano dhe pesë nga kompanitë më të mëdha të mallrave të konsumit: Nestle, PepsiCo, Unilever, Mars dhe Colgate-Palmolive.

Unilever, për shembull, është angazhuar për një zinxhir furnizimi pa shpyllëzim deri në vitin 2023 dhe kështu po fokusohet në vajin e palmës, letrën dhe kartonin, çajin, sojën dhe kakaon, pasi këto kontribuojnë në më shumë se 65% të ndikimit. Nestle ka bërë tashmë mbi 97% të zinxhirëve të saj të furnizimit kryesor të mishit, vajit të palmës, pambukut dhe letrës, sojës dhe sheqerit pa shpyllëzim. Kurse, PepsiCo synon ta zbatojë bujqësinë rigjeneruese në ekuivalentin e ndikimit të saj bujqësore deri në vitin 2030 dhe t’i japë fund shpyllëzimit dhe zhvillimit në torfe.

Këta janë hapa pozitivë, mirëpo, paraqesin përjashtime. Për më tepër, sektori financiar po ashtu ka qenë i ngadalshëm për t’u kthyer në natyrë pozitive. Që nga konferenca e ndryshimeve klimatike COP26 vitin e kaluar, vetëm 35 firma financiare janë zotuar ta trajtojnë shpyllëzimin e nxitur nga mallrat bujqësore deri në vitin 2025. Tani shpresohet që më shumë firma t’i bashkohen angazhimit për shpyllëzimin nga COP27 këtë nëntor. Nën ombrellën e Aleancës Financiare të Glasgout për Neto Zero, 500 firma financiare janë zotuar t’i përgjysmojnë emetimet e portofolit të tyre deri në vitin 2030 dhe të arrijnë zero neton deri në vitin 2050. Tash, Aleanca ka nxjerrë neto të reja në udhëzimin që përfshin politikat e rekomanduara për trajtimin e shpyllëzimit.

Natyra funksionin si një lloj kapitali global, dhe mbrojtja e saj duhet të jetë e paarsyeshme për bizneset, investitorët dhe qeveritë. Forumi Ekonomik Botëror ka zbuluar se “44 trilionë dollarë gjenerim i vlerës ekonomike – mbi gjysma e GDP-së totale të botës – varet mesatarisht ose shumë nga natyra dhe shërbimet e saj”. Mirëpo, ky burim i thellë i vlerës është gjithnjë e më i rrezikuar, siç tregohet nga kriza aktuale e ushqimit, e cila nxitet jo vetëm nga lufta në Ukrainë, por edhe nga fatkeqësitë e lidhura me klimën, si thatësira dhe valët ekstreme të të nxehtit të Indisë, tufa karkalecash në Afrikën Lindore dhe përmbytjet në Kinë.

Bizneset gjithnjë e më shumë kanë mjetet për të filluar trajtimin e këtyre lloj problemeve. Kohët e fundit nisma e synimeve të bazuara në shkencë ka publikuar metodologjinë për shënjestrimin e emetimeve që lidhen me ushqimin, tokën dhe bujqësinë. Platforma e Investimeve e Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrën e “Capital for Climate” i ndihmon financuesit t’i identifikojnë mundësitë për të investuar në natyrë me kthime konkurruese. Dhe koalicioni Biznes për Natyrën po eksploron lëvizje shtesë që mund të bëjë sektori privat.

Edhe qeveritë kanë ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur. Në COP26, vendet që përbëjnë mbi 90% të pyjeve të botës miratuan një deklaratë të liderëve për ta ndaluar humbjen e pyjeve dhe degradimin e tokës deri në vitin 2030. Dhjetëra vende u zotuan të japin 12 miliardë dollarë financa publike për pyjet deri në vitin 2025 duke bërë më shumë mund për t’i nxitur edhe financat private drejt të njëjtit qëllim . Ata tani mund të fillojnë t’i përmbushin këto angazhime përpara COP27 në Sharm El-Sheikh, duke miratuar politikat e nevojshme, duke vendosur stimujt e duhur dhe duke përmbushur premtimet e tyre financiare.

Ndërkohë, fushatat “Race to Zero” dhe “Race to Resilience”, të mbështetura nga OKB-ja, do të vazhdojnë të punojnë paralelisht, duke ndihmuar bizneset, investitorët, qytetet dhe rajonet të vënë ruajtjen e natyrës në qendër të punës së tyre për të dekarbonizuar dhe për të ndërtuar qëndrueshmëri. Pesë performuesit e fortë të korporatave për shpyllëzimin janë në garën për zero dhe kriteret e forcuara së fundmi të fushatës do t’i bëjnë presion anëtarëve të tjerë që të bëjnë më shumë për të përdorur në mënyrë të qëndrueshme biodiversitetin dhe për të harmonizuar aktivitetet dhe financimin e tyre me zhvillimin rezistues ndaj klimës.

Bota do ta shohë nëse premtimet e fundit për veprim për mbrojtjen e klimës janë të fuqishme dhe të besueshme. Duke investuar në natyrë tani, qeveritë dhe kompanitë mund të tregojnë se po ofrojnë më shumë se fjalë.

(Nigel Topping, përfaqësues i lartë i klimës në Britani të Madhe për COP26 në Glasgow. Mahmoud Mohieldin, përfaqësues i lartë i klimës i Egjiptit për COP27 në Sharm el-Sheikh. Opinioni është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”).