Vështrime

Pak turp nuk kish bâ zarar

Ka disa muaj që Kuvendi i Kosovës nuk mund të mbajë seanca të rregullta e as të marrë vendime për shkak se sërish nisi të lëngojë nga sëmundja e vjetër e mungesës së kuorumit.

E tash, kur e shikon këtë ligj, të cilin vetë deputetët e kanë miratuar, e që do të mund të quhej konflikt interesi i pastër, e sheh se pse shumëkush ka aspirata për t'u bërë deputet. Përvoja e parlamentarizmit kosovar në dy dekadat e fundit tregon se puna publike më profitabile me më së paku përgjegjësi njerëzore, profesionale e politike është kjo e deputetit. Në kushtet kur rroga minimale në Kosovë është ende 170 euro për ata mbi 35 vjeç dhe 130 euro për ata nën këtë moshë (çfarë diskriminimi edhe këtu), deputetët e Kuvendit të Kosovës paguhen 250 deri në 500 euro në muaj për pjesëmarrje në seanca plenare

Ka disa muaj që Kuvendi i Kosovës nuk mund të mbajë seanca të rregullta e as të marrë vendime për shkak se sërish nisi të lëngojë nga sëmundja e vjetër e mungesës së kuorumit.

Është për keqardhje që njerëzit më të privilegjuar në këtë vend të mos e kenë të zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë e që të mos ndiejnë asnjë pikë turpi se përse nuk e kryejnë punën për të cilën janë zgjedhur: që t'i përfaqësojnë interesat e popullit, ani që zgjedhja e tyre më parë është punë matematike sesa e përkrahjes reale nga votuesit në përgjithësi.