Vështrime

Njësia austriake për mbrojtjen e poshtërsive të Peter Handkes

Në vend se t’i kritikojnë veprimet moralisht të ndyra të Peter Handkes, një grup personalitetesh të jetës publike austriake i dalin në mbrojtje shkrimtarit të njohur për mohimin e krimeve serbe në Ballkan.

Kur u bë publik lajmi se Peter Handke do ta marrë “Nobelin” për Letërsi, ndër të parët që nxitoi të shprehë gëzimin e tij, ishte vetë presidenti austriak Alexander Van der Bellen. Një ditë e lumtur për letërsinë austriake, për letërsinë në përgjithësi, shkroi presidenti. Pastaj shtoi se Handke prej dekadash e ka përshkruar botën me zërin e tij të qetë dhe këmbëngulës. Van der Bellen nuk e tha asnjë fjalë për udhëtimet e Peter Handkes nëpër Bosnjë e Serbi, ku duke keqpërdorur gjuhën ai minimizoi apo mohoi tërësisht krimet serbe të luftës.